Lideri i opozitës, Sali Berisha ka ftuar qytetarët në mosbindje civile gjatë protestës kombëtare që do të zhvillohet në 7 tetor ora 18:00 në Tiranë.
‘Më 7 tetor në ora 6, Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve hajdutë!’, theksoi Berisha gjatë thirrjes së tij në tubimin te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: PD ka vendosur, në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve
Berisha: 7 tetor në ora 6, Tirana e tëra derdhet në rrugët dhe sheshet e saj.
Më 7 tetor, Tirana është e qytetarëve, vrima e miut të qeveritarëve, vrima e miut të mafies, vrima e miut e hajdutëve.
Ndaj dhe le të shndërrojmë ne 7 tetorin në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile, të fitores së shqiptarëve.
Të dashur miq, çdo shqiptar, çdo shqiptare, ka vetëm një kërkesë ndaj nesh, ka vetëm një dëshirë ndaj nesh, ka vetëm një shpresë ndaj nesh, të na shohë në sulm, të gatshëm për sakrifica, të vendosur për fitore.
Ndaj dhe me 7 tetor, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, në Tiranë, në rrugë, në sheshet e saj.
Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!