E rëndë! Ndërroi jetë Lulëzimi 18-vjeçar, e goditën me veturë pastaj e rrahën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Podujevën. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu ka humbur jetën sot në mënyrë tragjike
Ai dyshohet se ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën me shufra metalike.
I ndjeri nga Podujeva nuk ka arritur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.
Lulzimi ishte dërguar për trajtim në QKUK, atje edhe ku ndërroi jetë.
Siç kanë thënë familjarët të ndjerit i kishin vdekur më parë edhe të dy prindërit.