Mickoski: Shumë parti të pushtetit duan të bashkëpunojnë me VMRO DPMNE-në
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një prononcimi për mediat nga Vevçana, ka theksuar se shumë parti që janë pjesë e pushtetit japin sinjale që t`i bashkangjiten VMRO-DPMNE-së. Ai ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të ketë takime me të gjitha partitë politike në vend.
“Ka sinjale, shumë parti që janë pjesë e pushtetit, që kanë qenë në qeveri, japin sinjale që të kycen me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë Komisionin, kështu është procedura dhe në periudhën e ardhshme do të kemi takime me të gjitha partitë politike në Maqedoni. Pres ta pranojnë programin dhe platformën që e ofron VMRO-DPMNE dhe në bazë të platformës ta kthejmë Maqedoninë aty ku e ka vendin dhe sic donim ta shohim që nga vitet e 90-ta. Të jetë fituese, e jo e plaçkitur, e nënçmuar dhe e braktisur” – tha Mickoski.