May 10, 2024
Maqedoni

43 vjeçari nga Shqipëria gjendet i vdekur në Tetovë

Me datë 12.01.2024 në ora 19:05, në SPB Tetovë është raportuar se në f. Poroj, Tetovë, në objektin e një kompnje ndërtimore, është gjetur i vdekur A.N.(43) nga R. Shqipëria, transmeton lideri.mk. I ndjeri ka qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje. “Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SVR Tetovë. Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njoftoi MPB./Lideri