Maqedoni

Gruaja nga Gostivari thotë se u mashtrua, bleu banesë nga personi që nuk ishte pronar

Një grua nga Gostivari ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person, pasi i njëjti i ka shitur banesën që nuk ka qenë e tij, përcjell TV21. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“41-vjeçarja nga Gostivari, dje (11-janar) në orën 12.00 në SPB Tetovë ka raportuar se nga A.S. nga Gostivari ka blerë një banesë dydhomëshe, pas së cilës prej tij i ka marrë çelësat e banesës, i ka paguar shumën e kontraktuar, por pas një kohe te raportuesja kanë ardhur disa persona të tjerë dhe i kanë thënë se banesa nuk është pronë e personit që më parë ia kishte shitur asaj, kështu që ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.