Publikohen borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut (Emrat)
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet fjalë për kompani, ndërmarrje publike dhe persona fizikë që i kanë borxh shtetit 164.3 milionë euro detyrime tatimore, përcjell INA.
Sipas DAP, 1857 kompani dhe 3716 qytetarë nuk i kanë të shlyer tatimet ndaj shtetit.
Numri është rritur për të dyja kategoritë e debitorëve – për të parët me 25, dhe për të dytin me 74.
DAP ka publikuar listën e të gjithë atyre që borxhet e tyre duhet të arkëtohen deri më 30 shtator, por nuk janë paguar nga fundi i vitit 2023. . Në mesin e tyre janë edhe ndërmarrjet publike.
Fjala është për obligimet e papaguara në bazë të TVSH-së, tatimit në fitim, tatimit në të ardhura personale, kontributeve nga sigurimet e detyrueshme shoqërore, akciza dhe dogana.(INA)
LISTA e plotë kliko KËTU