Shkupi dhe Shkëndija nisin përgatitjet për sezonin pranveror në Maqedoni
Dy skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe Shkëndija sot kanë shënuar startin e përgatitjeve për gjysmësezonin pranveror në Superligën e futbollit të Maqedonisë.
Bardhekaltërit u grumbulluan në Çair, përderisa kuqezinjtë nisën me punë në Tetovë.
Por skuadra tetovare këtë vit dhe këto përgatitje për pjesën e mbetur të sezonit i nis me disa ndryshime në stafin drejtues, pasi Shkëndija do të udhëhiqet nga Jeton Beqiri. Ky i fundit u zytartarizua disa ditë më parë, ndërsa sot u prezantua edhe para futbollistëve.
Beqiri te Shkëndija vjen si zëvendësues i Ardian Nuhiut që udhëheqi kuqezinjtë në gjysmësezonin e parë të këtij sezoni.
Shkupi dhe Shkëndija së bashku me Struga Trim Lum sërish edhe këtë sezon janë në garë për titullin e kampionit në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Struga e mbylli në vendin e parë me 39 pikë, duke lënë pas vetes Shkupin me 38 pikë dhe Shkëndijën në vendin e tretë me 35 pikë.
Superliga e Maqedonisë së Veriut nis me 18 shkurt me xhiron e 19-të në program.