May 15, 2024
Sport

Anglia shkatërroi me katër gola Ukrainën

Anglia shkatërroi me katër gola skuadrën e Ukrainës, duke i çuar edhe një sinjal të fortë Danimarkës që e pret në gjysmëfinale se për ta mposhtur do t’i duhet ndoshta një mrekulli.

Skuadra e Gareth Southgate zhvilloi një lojë perfekte dhe e neutralizoi Ukrainën në çdo repart. Goli i shpejt i Kane, që në minutën e katërt të takimit i dha qetësinë që të administrojë energjitë dhe të godasë kundërshtarin në befasi.

Pjesën e parë, Kane, Sancho dhe Mount flirtuan disa raste me golin e dytë, por nuk e gjetën dot. Me nisjen e pjesës së dytë ishte kapiteni Maguire ai që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa katër minuta më vonë Kane shënoi golin e dytë personal.

Goli i katërt dhe që vulosi këtë takim u shënua nga Jordan Henderson, kapiteni i Liverpulit që hyri si zëvendësues dhe gjeti edhe golin e parë personal me fanelën e kombëtares. Ukraina u pajtua me rezultatin pas kësaj minuta, ndërsa ishte e pafuqishme dhe me energji dukshëm të konsumuara për të kërcënuar seriozisht anglezët.

Gjysmëfinalet luhen të martën dhe të mërkurën, ndërsa finalja e madhe ditën e diel, më 11 korrik. Të gjitha ndeshjet luhen në Wembley dhe me stadiumin e mbushur plot me të gjithë kapacitetin e tij.