Të instalohet sundimi i së drejtës në vend të sundimit të individëve
Shkruan: Ejup Berisha
Bashkqytetarë të nderuar Urime Vitin e ri 2024
Urime Vitin e ri 2024 dëshiroj që të keni fat gëzime shëndet si dhe mbarësi në jetë jo vetëm për ju por edhe për familjet tuaja. Të nderuar fillimi i çdo viti të ri është periudhë urimesh, shpresash dhe dëshirash për rrethana të reja dhe risishë në jetën e çdo njeriu. Nuk ka asgjë kontestuese nëse në fillim të çdo viti të ri urojmë, shpresojmë, dhe jemi optimistë. Njerëzit duhet ti kultivojnë këto të dyja sepse ato i mbajnë në jetë. Njerëzit pesimistë dhe të pashpresë e kanë shumë të veshtirë jetën. Prandaj për të pasur jetë më të lehtë dhe më të qetë bëhuni optimistë dhe kultivoni shpresë për gjëra të bukura që doni të ju ndodhin në përditshmëri. Unë për këtë vit të ri apo në këto 365 ditë të reja jete deshiroj të kemi shëndet të plotë, disponim, humor të mire, më tepër gëzime fat e lumturi, optimizëm më të madh dhe ambient më të shendoshë jetësor. Të kemë jo vetëm unë por edhe të gjithë ju të keni më shumë të mira, begati dhe më tepër pasuri në jetë. Pra Viti i ri është një shpresë për ndodhjen e ndryshimeve të duhura, të domosdoshme dhe të pritshme nga njerëzit jo vetëmse në jetën personale por dhe në atë shoqërore si edhe në atë shtetërore. Unë në sferën e ndryshimeve shtetërore i kamë disa dëshira për këtë vit të ri. Së pari dua të kemi paqe, qetësi dhe rritje të bashkpunimit mes subjekteve politike brenda shtetit tonë. Këta shpesh edhe fiktivisht e kanë prishur ambientin dhe klimen e bashkpunimit mes tyre për qështje të interesave të ulë ta dhe të ngushta të tyre por këto dinë mirë të aktrojnë konfliktualitet sepse kanë njerëz që u besojnë intrigave dhe manipulimeve të tyre. Më tej te elitat politike le të ketë rritje të vetëdijes për mundësimin e zbatimit të interesit të përgjithshëm në shtet. Tani për tani këta po e zbatojnë vetëmse interesin e tyre individual dhe atë të ngushtë grupor. Ndërsa të njëjtët përparsi gjithmonë duhet ti japin realizimit të interesit të përgjithshëm. Në raportet mes shteteve në skenën politike ndërkombëtare dëshiroj të
ketë gjithashtu rritje të bashkpunimit mes tyre në interes të paqës dhe të eliminimit të tendencave për konfrontime dhe për prishje dhe rrezikim të mëtejmë të sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare. Edhe këtë vit do të doja që të përfundon jo vetëmse lufta në Ukrainë por le të marrin fund edhe të gjitha konfliktet dhe përleshjet e tjera të armatosura që po zhvillohen në çdo cep të rruzullit toksor. Lufta dhe konfliktet qofshin ato të brendshme apo dhe të jashtme janë pamundë sim i paqes dhe i qetësisë botërore. Lufta në Ukrainë duhet të përfundon sa më shpejtë që është e mundur sepse e njëjta na i ka vështërsuar të gjithëve shumë jetët dhe kushtet e saj dhe atë në çdo aspekt. Ne të gjithë njerëzit e botës nuk i meritojmë të gjitha pasojat e vështira të kësaj lufte të padrejtë dhe të papranueshme te cilën e ka imponuar Rusia si pasojë e qëllimeve dhe e ambicjeve të saja të sëmura dhe të shëmtuara ekspansioniste. Luftërat janë aktivitete shumë të këqija prandaj duhet bërë përpjekje maksimale dhe të përhershme që ato të ndërpriten dhe të ri-instalohen paqa, qetësia dhe bashkpunimi mes kombeve dhe shteteve në sferën e mardhënieve të tyre politike dhe ushtarake nderkombtare.
Paqe qetësi dhe bashkpunim le të ketë edhe mes shteteve të rajonit të Gadishullit të Ballkanit. Forcat politike këtu duhet të bëjnë përpjekje që shtetet e tyre ti antarsojnë në Bashkimin Europjan pasiqë vetm të integruar atje do të mund ti tejkalojnë vështërsitë dhe sfidat e mëdha të cilat u qëndrojnë në rrugë këtyre shteteve. E këto vështërsi dhe sfida jo vetëmse që janë të mëdha por të njëjtat janë edhe të patejkalueshme nëse nuk rritet integrimi dhe bashkpunimi mes shteteve të rajonit. Dhe për fund kur jemi këtu në RMV unë dëshiroj që gjatë ketij viti të kemi më shumë liri dhe barazi që nënkupton më tepër Demokraci. Elitat politike të mos mendojnë vetëmse për mirqenien e tyre por le të kontribuojë edhe për mirqenien e të gjithë qytetarëve. Jeta e mirë e qetë dhe e përparuar na duhet edhe ne qytetarëve këtu e jo vetëmse politikanëve dhe familjeve të tyre. Këto gjëra politikanët tanë do ti bëjnë nëse krijojnë kushte për të ndodhur ndryshimet e inicuara kushtetuese me të cilat vendit do ti rriten gjasat për antarsimin e plotë në Bashkimin Europjan. Realizimi i këtij aktiviteti tepër të rëndësishëm do ti përforconte jo vetëmse sigurinë, stabilitetin dhe paqen e brendshme në shtetin tonë por do ti përforconte edhe ato në skenën politike rajonale dhe botërore. Antarsimi në BE do të krijonte edhe kushte për zhvillim më të madh ekonomik si dhe për qëndrueshmëri më të madhe financiare. Këtu janë edhe përpjekjet për instalimin e sundimit të së drejtës në vend të sundimit të individëve të caktuar. Bashqytetar të nderuar edhe një herë
Urime Vitin e ri 2024.