Foshnja e parë e lindur në 2024 në Tetovë është vajzë
Në Tetovë në vitin e ri 2024, pesë minuta pas mesnate ka lindur foshnja e parë në Repartin gjinekologjik pranë Spitalit klinik. Foshnja vajzë është fëmija i parë në familjen Misimi, ndërsa ka lindur me peshë prej 3,5 kilogramësh, njofton Portalb.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes rrjeteve sociale ka informuar se vajza quhet Zoha dhe se të ëmës së vogëlushe i ka dhënë vauçer prej 40 mijë denarë.
“Pesë minuta pas mesnate, qytetit tonë i’u shtua një banore e re, ndërsa familjes Misimi një vajzë. Zoha është emri i vogëlushes të cilën e vizitova bashkërisht me bashkëshorten time për t’i ndarë vauçerin prej 40 mijë denarëve. Si foshnja ashtu edhe nëna janë shëndoshë e mirë. Uroj që kështu të jenë përherë dhe me jetë të gjatë! Falënderoj drejtorin Ilir Demiri, si dhe stafin spitalor për mikëpritjen dhe përkushtimin e tyre për spitalin e qytetit”, shkroi Kasami në Fejsbuk.