Vetëm 20 për qind e qytetarëve të RMV-së presin që viti 2024 të jetë më i mirë se viti 2023
Vetëm 20 për qind e qytetarëve në vend presin që viti 2024 të jetë më i mirë se viti 2023 (mesatarja botërore është 39%), 34 për qind vlerësojnë se do të jetë më i keq (mesatarja botërore është 39%), ndërsa 40 për qind se do të jetë i njëjtë si ky vit (mesatarja botërore është 28%), tregon hulumtimi tradicional global i Galup interneshënëll “Fundi i vitit”, të cilin në RMV e zbatoi BRIMA në periudhën nga 1 deri më 22 dhjetor me anketimin ballë për ballë të 1.203 të anketuarve.
Në rajon, Kosova (68%) dhe Shqipëria (57%) janë me shkallë më të lartë të përgjigjeve “pozitive” të të anketuarve, gjegjësisht ata që mendojnë se viti 2024 do të jetë “më i mirë” se viti 2023. Diçka të ngjashme si edhe në Maqedoni (20%), dhe në Serbi (19%) dhe Bullgari (18%) të anketuarit tregojnë shkallë të lartë të pesimizmit për vitin e ardhshëm.
Në lidhje me prosperitetin ekonomik, në pyetjen “Në krahasim me këtë vit, sipas jush, a do të jetë viti i ardhshëm do të jetë vit i prosperitetit ekonomik, vështirësive ekonomike ose do të mbetet i njëjtë për vendin tonë?”, të anketuarit në vend edhe për këtë çështje tregojnë pesimizëm të dukshëm dhe janë nën mesataren botërore, ku 17% vlerësojnë se viti 2024 do të jetë vit me prosperitet ekonomik (mesatarja botërore është 28%), 42% vlerësojnë se viti 2024 do të jetë vit me vështirësi ekonomike (mesatarja botërore është 39%), ndërsa 35% se do të jetë i njëjtë si viti 2023 (mesatarja botërore është 29%).
Në rajon, Shqipëria (54%) dhe Kosova (46%) mbeten mbi mesataren botërore kur është në pyetje prosperiteti ekonomik për vitin 2024, e kundërta prej kësaj, 16% të ulëta ka në Serbi dhe 10% në Bullgari ku të anketuarit vlerësojnë se do të ketë prosperitet ekonomik në vitin 2024.
Në këtë hulumtim global të anketuarit ishin pyetur edhe “A pritni që viti i ardhshëm 2024 të jetë për botën më i qetë, jo më i qetë ose i njëjtë?”. Në RMV, në këtë pyetje 18% vlerësojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i qetë se viti 2023 (mesatarja botërore është 26%), 34% se do të jetë “më pak i qetë” (mesatarja botërore është 39%) ndërsa 41% se do të jetë i njëjtë (mesatarja botërore është 29%).
Të anketuarit që besojnë se viti 2024 do të jetë “më i qetë” krahasuar me vitin 2023, nga vendet e rajonit, përqindjen më të lartë e kanë Shqipëria (45%) dhe Kosova (33%), krahasuar me Serbinë (13%) dhe Bullgarinë (9 %). Në Shqipëri, 20% mendojnë se do të jetë “më i shqetësuar”, 42% në Kosovë, 46% në Bullgari dhe 50% në Serbi. Rreth një e treta e të anketuarve në Shqipëri (34%), Bullgari (33%) dhe Serbi (32%) besojnë se viti 2024 do të jetë i njëjtë me vitin 2023 dhe 15% në Kosovë. Greqia nuk është përfshirë në këtë hulumtim global.
Në pyetjen “Sipas mendimit tuaj, cili është rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në ditët e sotme – pa rrezik, rrezik i moderuar apo i lartë?”, Maqedonia e Veriut nuk devijon shumë nga mesatarja botërore, pra 11% (mesatarja botërore është 14%) mendojnë se situata është “pa rrezik”, 37% (mesatarja botërore është 37%) se është “rrezik i moderuar”, 44% (mesatarja botërore është 40%) konsiderojnë se ekziston një “rrezik i lartë” i përdorimi i armëve bërthamore, dhe 7% janë pa përgjigje.
Në rajon, në Kosovë (53%) është më e madhe përqindja e atyre të cilët vlerësojnë se ekziston “rrezik i lartë” për përdorimin e armëve bërthamore, 43% në Shqipëri, 30% në Serbi dhe 26% në Bullgari.
Sa i përket botës, hulumtimi i Galup tregon se shumica e qytetarëve presin vit problematik, ndërsa jo, vit të ri të qetë 2024. Tetë nga dhjetë qytetarë nëpër të gjitha kontinenetet kanë frikë nga lufta bërthamore potenciale të cilët rrezikun e vlerësojnë si “mesatar” ose “të lartë”. Shumica e qytetarëve, gjithashtu, pret vështirësi ekonomike në vitin 2024, në vend se prosperitet ekonomik, edhe pse kulmi i pesimizmit ekonomik është zhdukur me zbutjen e KOVID-19.
Çdo i katërti i anketuar në botë pret vit më të qetë 2024, por dy nga pesë e presin të kundërtën – vit më problematik. Gati të gjithë të tjerët e presin të njëjtën si në vitin e kaluar. Megjithatë, “hallet” definitivisht mbisundojnë. Para disa ditëve, indeksi global i optimizmit për paqe kishte gati ndarje të njëjtë në optimistë dhe pesimistë, por lufta në Ukrainë e rriti “frikën” në botë, tregojnë nga Galup.
Në Ukrainë, 26% presin një vit më të qetë, 33% – një vit më shqetësues dhe 36% – njësoj si ai i mëparshmi. Pjesa tjetër janë pa përgjigje. Në Rusi, 12% mendojnë se viti 2024 do të jetë më paqësor, 35% më problematik dhe 29% se do të jetë njësoj. Perëndimi në tërësi duket i shqetësuar. Në anën e kundërt të botës, mund të gjeni më shumë vende nga jugu dhe lindja, si Afganistani dhe Indonezia, ku deri në 68% e të anketuarve deklarohen optimistë dhe kanë pritshmëri pozitive për paqen botërore.
Për fat të keq, nuk ka rënie të “frikës” së të anketuarve nga përdorimi i armëve bërthamore tashmë një vit. Dy e pesta e të anketuarve tani vlerësojnë se ekziston rrezik i lartë nga përdorimi i armëve bërthamore. Pjesë gati e njejtë vlerësojnë se rreziku është “mesatar” dhe vetëm 14% nuk shohin kurrfarë rreziku për përdorim të armëve bërthamore. Të tjerët janë pa përgjigje.
Si edhe para një viti, shumica në SHBA e sheh rrezikun si “goxha mesatar”. Qëndrimet në Rusi janë të ngjashme të atyre nga viti i kaluar – këtë herë raporti i përgjigjeve ndërmjet “rrezik mesatar” përkundër “rrezik i lartë” për përdorim të armëve bërthamore janë 40% – 20%.
Vende si Gjermania, SHBA-ja, Rusia tregojnë përmirësim të pritshmërive krahasuar me fundin e 2022-shit, megjithëse janë ende të “shqetësuar”. Aktorët kryesorë si Irani, për shembull, nuk janë pesimistë, India është qartësisht pozitive dhe vendet e Jugut janë “tradicionalisht” optimiste. Evropa – përndryshe – mbetet jo edhe aq “pozitive”. Arabia Saudite tregon një pritshmëri të lartë prej 84% “pozitive” për vitin 2024.
Pritjet nga ekonomia gjithashtu tregojnë “lehtësim”, por afërsisht të dobëta 39% presin vit me më shumë vështirësi ekonomike, që është për nëntë për qind pikë më i ulës se para një viti. BE-ja mbetet në mesin e vendeve më pesimiste kur është në pyetje prosperiteti ekonomik.
Në hulumtimin tradicional global të fundvitit të Gallup interneshënëll “Fundi i vitit”, u intervistuan rreth 41.000 njerëz në 41 vende. Në çdo vend, një kampion përfaqësues kombëtar prej rreth 1.000 burrash dhe grash intervistohen ballë për ballë, me telefon ose në internet. Margjina e gabimit për hulumtimin është ndërmjet +3-5% në nivelin 95% të besimit.