Ziadin Sela shfaqet me Enver Idrizin
Ish kyetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit kryetar i kuvendit qendror të ASH-së, Ziadin Sela së bashku me Kampionin Botëror në Karate, Enver Idrizi, ishte pjesë e ceremonisë së provimit për GRADIM të brezave të Klubit ‘Asiart – Gostivar’.
“Sot, me ftesë të Presidentit të Klubit të Karatesë, z.Berat Jakupi dhe në prezencë të Kampionit Botëror në Karate, z.Enver Idrizi, kisha nderin të mar pjesë në ceremoninë e provimit për GRADIM të brezave të Klubit ‘Asiart – Gostivar’.
Urime për të gjithë nxënësit që janë pjesë e këtij Klubi dhe le të shërbejë kjo si nxitje pozitive për gjeneratat e reja për tu marë me sport. E ardhmja jonë është në brezat që vijnë pas, që kultivojnë kulturën, ngritjen e vetëdijes kolektive për të gjithë, veçanërisht për sportdashësit. Sporti është ambasadori më i mirë i përfaqësimit tonë si komb dhe si shoqëri.
Falemnderit Presidentit të Klubit, z.Berat Jakupi për mikpritjen, duke i uruar suksese të vazhdueshme atij dhe kadetëve të Klubit të Karatesë ‘Asiart-Gostivar’”, ka shkruar Sela.