Ministri Lloga në Sarajevë: Të ndjekim shembullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, të kemi burgje që plotësojnë standardet evropiane

Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë vizitës së tij të punës në BH ka vizituar burgun më bashkëkohor në Ballkan në lagjen Ilixha në Sarajevë, i cili është ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane. Me ndërtimin e këtij institucioni është ulur mbingarkimi me të burgosur nëpër burgje. Bashkimi Evropian ndau mbi 11 milionë euro mjete financiare për të. Ka një kapacitet për 300 të burgosur dhe 50 vende për paraburgim. Disponon me dhoma të pajisura më bashkëkohore, terrene sportive, punëtori, ushqimi shërbehet në qeli dhe ka edhe një dhomë të veçantë që shërben si faltore dhe për praktikimin e fesë.

Me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktivitete specifike për përmirësimin e gjendjes në institucionet ndëshkuese-korrektuese në vendin tonë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomash Boçek dhe Arno de Verdier, Menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Ministri Lloga u njoftua për Projektin për “Rindërtim të institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili është duke u realizuar me një kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e Bankës kërkuan që në një kohë sa më të shkurtër të ndërmerren masa efektive për riparimin e dëmeve dhe humbjeve të shkaktuara në repartin gjysmë të hapur dhe të hapur në INK Idrizovë.

Realizimi i suksesshëm i Projektit paraqet vetëm njërën nga bazat për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të kushteve në burgje, trajtimin dhe veprimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, si dhe arritjen e risocializimit të personave të cilët kanë vuajtur dënim me burg.

Related posts

Deri më tani 13 kandidatë për President

Lideri2 MK

Azizi: Fitorja e radhës do të jetë e thellë, me 11 mijë vota diferencë

Lideri2 MK

Negociatat me BE-në, Bullgaria propozon ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Lideri2 MK