Shoqata e Grave Shqiptare në Zagreb organizoi mbrëmje letrare me mbështetjen e deputetes Përlaskaj
Shoqata e Grave Shqiptare në Zagreb „Drita“, organizoi një mbrëmje letrare për prezantimin e librit me poezi “M,i jep krahët dallëndyshe“, të shkruar nga Nik Lekaj.
Ky aktivitet, të cilit iu bashkua edhe Ambasada Shqiptare në Kroaci, u mbajt nën kujdesin dhe mbështetjen e Znj. Ermira Leka-Prljaskaj, Deputete e pakicës shqiptare në Parlamentin e Kroacisë.
I ftuar në këtë mbrëmje ishte autori Nik Lekaj, i cili bëri një prezantim të shkurtër të këtij libri, duke ndarë me të pranishmit emocionet e tij për këtë botim të parë.