Maqedoni

Aplikoni dhe merrni nga 1.200 deri 1.800 denarë në muaj për çdo fëmijë tuaj në shkollë fillore dhe të mesme

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur një masë të re ndihme financiare për familjet me të ardhura të ulëta. Sipas deklaratave të Ministrit, nëse të hyrat e prindërve nuk e tejkalojnë shumën prej 50,000 denarë, ata kanë të drejtë të aplikojnë për këtë ndihmë.

Përfituesit e kësaj ndihme do të mund të marrin shpërblim financiar për një periudhë prej 6 muajsh. Për secilin muaj të mbuluar nga kjo ndihmë, do të jepen 1200 denarë respektivisht 1800 denarë në muaj. Kjo masë është ndërmarrë me synimin e ofrimit të mbështetjes direkte për familjet me nevoja ekonomike të veçanta dhe për të përmirësuar qasjen në arsim për fëmijët e tyre.

Ministri Shaqiri tha se detajet e plotë rreth procedurës së aplikimit do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, dhe inkurajoi prindërit që plotësojnë kriteret të aplikojnë në kohë për të përfituar nga ky program ndihme.