Dr. Narcize Beadini me porosi emocionuese për fëmijët me sëmundje të rralla: Ata sakrifikojnë çdo ditë!
“Nëse ia parashtrojmë pyetjen vetes: si është jeta? Përgjigja do të jetë: jeta është si një pasqyrë. Nëse i buzëqeshim asaj edhe ajo do të na buzëqeshë neve mbrapsht. Fëmijët me sëmundje të rralla janë unik dhe të veçantë, prandaj edhe kanë një arsye më shumë për të buzëqeshur. Ata sakrifikojnë çdo ditë, luftojnë dhe përballen me shumë vështirësi, por pas gjithë këtyre ata triumfojnë dhe buzëqeshin. Mesazhi im për të gjithë fëmijët me sëmundje të rralla është që të përdorni buzëqeshjen dhe forcën tuaj për të ndryshuar botën e mos lejoni botën ta ndryshojë buzëqeshjen tuaj.”