April 30, 2024
Maqedoni

Vendim i Qeverisë LSDM – BDI, 3 milion euro për serbët e Serbisë

Qeveria në seancën e 72-të ka bërë të ditura mënyrat se si shtetasit e Serbisë do t’i kalojnë pikëpagesat ne Maqedoninë e Veriut pa paguar taksa rrugore.

“Turistët e Serbisë në Maqedoninë e Veriut nga 15 qershori deri më 15 gusht të këtij viti do të lirohen nga pagesa rrugore përmes vendimit për kartelat elektronike M-Smart Karta, ku duhet të furnizohen 200 mijë kartela të tilla, për çka do të shpenzohen 172 milionë denarë. Kartelat do të jepen nga MPB-ja në pikat kufitare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Me këtë vendim Qeveria e Maqedonisë së Veriut falenderon Serbinë për vaksinat e dhuruara anti-covid disa muaj më parë. /SHENJA/