Aksident i rëndë në Tetovë, humb jetën vajza e ish-deputetit dhe ministrit shqiptar (FOTO)
Në kulmin e rinisë, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut.
Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në Facebook. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugor ishte vetëm 30 vjeç.
Përcjellja për në banesën e fundit për 30-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.
Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.
Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.
Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook.