May 5, 2024
Maqedoni

Dy nga udhëtarët që mbijetuan tragjedisë nesër do të kthehen në Shkup

Dy nga shtatë udhëtarët të cilët i kanë mbijetuar aksidentit tragjik që ka ndodhur në Bullgari, nesër do të transportohen në Maqedoninë e Veriut.
Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë konfirmuar për Telma, se nesër do të transferohen udhëtarja më e re 16 vjeçarja dhe një udhëtarë tjetër.
Ata janë në gjendje të mirë, ndërsa mjekët nga spitalit “Pirogov” që nga e mërkura paralajmëruan se pacientët që janë në gjendje të mirë do të dërgohen në Maqedoni deri në fund të javës.
Pesë të tjerët janë në gjendje të mirë dhe stabile ndërsa po rikuperohen pas ndërhyrjeve që kanë pasur.