May 6, 2024
Maqedoni

Bytyqi:Në pakon e re të masave anti-krizë do të përfshihen edhe pensionistët

Pensionistët do të përfshihen në pakon e re të masave anti-krizë, ashtu siç u përfshinë vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti përmes pakos së energjisë që iu ofrua. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Bytyqi krahas njoftimit për pakon e masave kundër krizës që do t’u ofrohet pensionistëve, iu referua edhe caktimit të pensionit minimal, i cili duhet të përcaktohet me ligj, sepse Qeveria kërkon zgjidhje sistematike të problemeve.

“Ne kemi një ligj me të cilin rregullojmë pensionet dy herë në vit, me një metodologji të caktuar që është e përshtatshme dhe jep rezultate. Gjithashtu, me miratimin e ligjit të ri për pensionin minimal do të përmbyllim të gjithë procesin e reformës dhe do të lëmë anash problemin e pensionistëve, kështu që Qeveria e ardhshme nuk do të merret me këtë problem”, tha Bytyqi.