Maqedoni

Lavrov do të vijë në Shkup nëse Bullgaria ia hap hapësirën ajrore

Delegacioni rus do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së në Shkup, pasi Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë së do ta hap hapsirën ajrore për Federatën Ruse. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, për pjesmarrjen e tij në takimin e ministrave të jashtëm të OSBE-së.

Sergej Lavrov, ministër rus i Punëve të Jashtme

“Maqedonia na ftoi të marrim pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të OSBE-së. Bullgaria duket se i ka premtuar Maqedonisë së do të hapë hapsirën e saj ajrore. Nëse do të ketë sukses, ne do të jemi atje”

Lavrov tha se janë në komunikim e sipër dhe se ka disa kërkesa për t’u takuar në rast se arrijnë në Shkup, përfshirë edhe nga zyrtart perëndimor, por, ai tha se do të takohen me të gjithë.

Ministri i jashtëm, Buajr Osmani, paraprakisht ka thënë se Lavrorv i ka dërguar një letër në fillim të nëntorit, në të cilën ka treguar interes dhe kërkesë për të siguruar praninë e tij në Shkup.

Ndryshe nga qëndrimi i Osmanit, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, së fundmi ka deklaruar se nuk e sheh të arsyeshme që Lavrov të vijë në Shkup.

Në Këshillin Ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”, do të marrin pjesë 76 delegacione nga vendet anëtare dhe partner të OSBE-së dhe në delegacione priten 1000 mysafirë.