Bytyqi: Në pakon e re të masave qeveritare kundër krizës përfshihen 400 mijë qytetarë
Mbi 400 mijë qytetarë, pensionistë, nxënës, studentë dhe prindër vetëushqyes, do të përfshihen nga masat kundër krizës që duhet të miratohen nesër në seancën e Qeverisë, njoftoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se sa kompani janë të bllokuara për shkak të moskryerjes së pagesës së taksës së solidaritetit, Bytyci tha se sipas të dhënave të fundit numri është i vogël, nën 20 dhe se ende nuk janë bllokuar të gjitha kompanitë dhe numri ndryshon çdo ditë.
FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTRËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Mjetet do të përdoren për masat kundër krizës që presim të jenë nesër në seancën e Qeverisë dhe në shënjestër janë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, këtu përfshihet grupi më i madh i qytetarëve, pensionistët, të cilët do të marrin një kompensim të caktuar për disa. muaj, si dhe nxënës, studentë, prindër të vetëm etj. Mbi 400 mijë qytetarë do të mbulohen nga masat”.
Lidhur me uljen e pagave të funksionerëve Bytyçi tha se ulja e pagave të zyrtarëve nuk mjafton për të mbuluar rritjen e pagave në sektorin publik dhe ky, sipas tij është një premtim joreal dhe i gabuar i një pjese të opozitës. Bytyçi theksoi se rritje të pagave siç flitet të ketë në muajin mars, nuk do të ketë.
FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTRËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Ulja e pagave të funksionerëve nuk do të thotë rritje e pagave për të tjerët sepse niveli I uljes eventuale të pagave të 1260 personave nuk është i mjaftueshëm për 135 000 të punësuar në sektorin publik. Kështu që ajo mund të jetë një lojë që opozita e tanishme don ta bënë por në fakt është një premtim I rrejshëm siç jemi mësuar edhe në të kaluarën të shofim nga opozita aktuale kur ishin në pushtet”.
Bytyçi tha se grupi punues që punon për këtë çështje ende po përpiqet të harmonizojë pritshmëritë. dhe së shpejti do të dalë me propozim ku Qeveria duhet ta miratojë sa më parë zgjidhjen. Bytyqi tha se nuk pret pengesa nga Kuvendi, kur propozimi të paraqitet para deputetëve.