Maqedoni

Asnjë institucion nuk e zbaton shqipen plotësisht

Më shumë se dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, asnjë institucion në vend nuk e zbaton dygjuhësinë ashtu siç parashikohet me ligj, madje, as vet institucioni që e ka miratuar të njëjtin. Deputeti i opozitës, Syrija Rashidi, thotë se Kuvendi jo vetëm që nuk zbaton normën e Rregullores për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit të gjuhëve nga institucionet tjera, por është vet arkiva e ligjvënësit që amendamentet dhe ligjet nuk i pranon nëse nuk janë të përkthyer edhe në gjuhën maqedonase. Përderisa e drejta e gjuhës amë u mohohet deputetëve, mbetet pak për të thënë se më çfarë përballen qytetarët. Sipas deputetit opozitar, Agjencia dhe Inspektorati nuk po bëjnë punën për të cilën janë themeluar.

Në rast se i shihni institucionet, në rast se kontrolloni dokumentacioni bazë nëpër institucione, nëse shihni aktet dhe vendimet që arkivohen, janë në një gjuhë. Për fat të keq edhe komunikimi i institucioneve me qytetarët shqiptarë zhvillohet në gjuhën maqedonase, pavarësisht a është shqiptarë drejtuesi i institucionit. 01:43 Ne kemi parë plot filma të zyrtarë të BDI-së të cilët fotografohen para tabelave, të cilat, siç thatë edhe ju janë me plot gabime drejtshkrimore. Por, nuk janë tabelat ato që tregojnë zbatimin e ligjit për gjuhët. A keni dëgjuar deri sot që të ketë një padi ndaj ndonjë institucioni që nuk e zbaton Ligjin për Gjuhët, ndërsa ligji nuk po zbatohet as në nivelin e 2008-ës, e lëre më në nivelin e 2011-ës. 04:25 Këtu flitet për një mungesë totale të vullnetit për zbatimin e ligjit.”- deklaroi Syrja Rashidi- ASH.

Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive i dërguam 4 pyetje dhe për asnjërën prej tyre nuk morëm përgjigje konkrete.

Të nderuar,
Sa konsideroni se është zbatuar deri tani Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (në nivel qendror dhe lokal)?
A vlerësoni se Agjencia dhe Inspektorati për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, po japin rezultatet e pritura?

Sipas dikasterit tuaj, a është arritur niveli maksimal i zbatimit të ligjit në fjalë, që nga hyrja e tij në fuqi?

Sa po zbatohet ky ligj në sistemin e drejtësisë?

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive
“….Me zbatimin Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve merret Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, ndërsa mbikëqyrjen e Ligjit të lartpërmendur e ka për obligim Inspektorati për përdorimin e gjuhëve. E gjithë esenca e kësaj është në funksionimin e të tre institucioneve (Agjencisë, Inspektoratit dhe Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive) bashkë me qëllim zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që nga përgatitja, zbatimi dhe mbikëqyrja e tij. Kushtet për përdorimin e Gjuhës Shqipe tashmë janë krijuar nga institucioni bazë, ndërsa zbatimi i mëtejshëm duhet të bëhet nga secili institucion veçmas, pasi që në këtë mënyrë i obligon Ligji dhe Kushtetuta.”

Por, pavarësisht qëndrimit të Ministrisë se kushtet për zbatimin e shqipes janë plotësuar, shumë institucionet nuk janë të gatshme madje ti përgjigjen Agjencisë për zbatimin e gjuhëve. Në Raportin Vjetor të kësaj të fundit thuhet se pyetësorit të tyre nga 428 institucione, i janë përgjigjur vetëm 119 institucione. 75 prej tyre nuk kanë asnjë lektor dhe përkthyes të angazhuar për përkthime në dhe nga Gjuha Shqipe, ndërsa 63 nuk kanë paraparë buxhet për dika të tillë as për vitin 2021. Nga 119 institucione vetëm 36 prej tyre janë përgjigjur ne dy gjuhë. Nga 65 institucione të monitoruara nga Agjencia e Gjuhëve, vetëm 9 prej tyre aktet e shpallura në Gazetën Zyrtare i kanë në dy gjuhë. Ndërkohë edhe pse Inspektorati duhet të ishte plotësisht funksional, i njëjti është ende në pritje që inspektorët të përfundojnë trajnimet, duke lënë kështu në vullnetin e institucioneve respektimin ose jo të dygjuhësisë.