LEN: Edhe sa skandale duhet të bëjë që Artan Grubi të mbajë përgjegjësi politike dhe penale
BDI-në sot e ka akuzuar edhe grupi i partive opozitare shqiptare. Lidhja Evropiane për Ndryshim akuzon zëvendëskryeministrin Artan Grubi se me paratë e qytetarëve financon dhjetëra portale, përmes të cilave ushtron presion ndaj gjykatësve, prokurorëve dhe oponentëve të tij politik.
“Portalet janë të regjistruar në emër të personave të afërt me BDI-në dhe Grubin, ndërsa hapësirat e ministrisë së tij, nuk janë në shërbim të qytetarëve, por shërbejnë si zyre për qendrën mediatike të Grubit. Në vend që ministrinë ta shfrytëzojë në interes të qytetarëve, ai atë e ka shndërruar në kazan propagandistik për të sulmuar me shpifje oponentët politikë” deklaroi, Albi Qamili, në emër të Lidhjes Europiane për Ndryshim.
Partitë opozitare kanë kërkuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, që urgjentisht të shkarkojë Artan Grubin.