Maqedoni

Zaev për Kuririn serb: Jam i shqetësuar për idenë e Shqipërisë së Madhe

Ballkani është rajon i vogël, të gjithë jemi të lidhur. Edhe pse Maqedonia e Veriut është në NATO, kjo nuk don të thotë se nuk shqetësohem. Non-paperat e ndryshëm për zgjidhjen e problemit me Kosovën më shqetësojnë, sepse në Ballkan nuk janë shëruar të gjitha plagët. Kur BE na bllokon neve, përderisa procesi jonë i intergrimit ngadalësohet, nuk mendoj vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Shqipërinë, paraqiten non-paper-a, ide të tjera ide – radikale. Kështu ka thënë kryeministri i vendit Zoran Zaev, në intervistën në intervistën për Kuririn e Beogradit, duke u përgjigjur për linjat e reja të kufijve të Ballkanit.

Në pyetjen e gazetës serbe “Kurir”, nëse është i shqetësuar për, siç e quan media serbe, propagandën e hapur për “Shqipëri të Madhe”, kryeministri nuk e mohon por se, siç thotë, do të ishte e vështirë të bëhej në Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi anëtare e NATO-s dhe me çdo kërcënim për territorin dhe integritetin do të aktivizohej Neni 5 nga Marrëveshja me NATO-n. Megjithatë nuk mund të them “Jo”, për shkak se definitivisht nuk e dini deri ku dikush mund të provokojë. Për këtë shkak, zgjidhja është hyrja në BE. Kur do t`i arrijmë kushtet e Shengenit, atëherë s`do të ketë kufij”, tha Zaev.