28 Nëntori, Taravari: Veliaj, kryebashkiak i gjithë shqiptarëve na pret në shtëpinë e tij të madhe
Gjithçka po bëhet gati për të mikpritur më 28 Nëntor shqiptarët nga e gjithë bota për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë me një Paradë madhështore.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në profilin e tij edhe një videomesazh të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, teksa nënvizon se Tirana i mirëpret të gjithë në Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor.
“Unioni i bashkive shqiptare në rajon, këtë vit do të festojë 28 Nëntorin në Tiranën që na bën krenarë! Erion Veliaj, qytetar nderi i Gostivarit dhe kryebashkiak i gjithë shqiptarëve na pret aty, në shtëpinë e tij të madhe, në Tiranë, për të festuar ashtu siç dinë vetëm shqiptarët. Ju ftoj dhe ju pres të takohemi në Tiranë më 28 Nëntor! Le të fillojë festa”, thotë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari./tvklan.al