Maqedoni

Brenda muajit qeveria do të sjellë pakon e re të masave, përfitojnë edhe pensionistët

Javën e ardhshme, ose më së voni deri në fund të muajit, Qeveria do ta sjellë pakon e re të masave anti krizë, dedikuar disa grupeve të shoqërisë, mes tyre edhe pensionistëve që marrin pension të ulët. Kështu njoftoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Me masat anti krizë do të përfshihen edhe pensionistët të cilët do të mbështeten financiarisht gjatë dimrit dhe deri në harmonizimin e ardhshëm të pensiooneve, në mars të vitit 2024”.

Përndryshe, për kërkesat e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve dhe rritjen e pensionit minimal, ministrja, kërkesat e tyre i quan joreale dhe se e rrezikojnë stabilitetin e sistemit pensional.

Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Qëndrimi im është i njohur, rritje lineare e pensioneve nga 5000 denarë dhe pension minimal nga 18.000-20.000 denarë, ka kërkesa të ndryshme të pensionerëve, por ato nuk vijnë nga të gjithë, por nga pensionistët që kanë pensione më të larta, kurse i shohim në protestë. Të gjithë ata që janë të përfshirë në iniciativën e Këshillit të Pensionistëve, që kanë madje edhe 30.000 dhe 50.000 den pension, një pjesë e vogël e tyre janë me pensione më të ulëta”.

Ajo theksoi se me metodologjinë e re ka zgjidhje sistematike për rritje të vazhdueshme të pensioneve në periudhën e kaluar dhe se nga 9 000, pensioni minimal është rritur në 13 100 denarë.