Ejup Berisha

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë edhe de fakto e jo vetëmse de jure Demokratike. Në fakt e njejta është e definuar si shtet demokratik edhe në aktin më të lartë politiko-juridik në Kushtetutë. Prandaj për të qenë e plotë Demokracia kjo duhet të jetë edhe e zbatueshme në jetën reale e jo vetëm e përmendur në akte formalo- juridike. Në fakt Demokracia faktike i duhet edhe shtetit por edhe shoqërisë. Në teorine politike thuhet se egziston demokraci jo vetëm për shtetin por edhe për shoqërinë. Një periudhë bukur të gjatë kohore te ne ka munguar zbatimi faktik i saj në jetën reale. E ku mungon e njejta atje nuk ka as përgjegjsi, as përgjegjshmeri e as llogaridhënie. Në sistemet e mirfillta demokratike të gjithë qytetarët pavarsishtë posteve dhe pozicioneve politike apo dhe shoqërore duhet të jenë përgjegjës për aktivitetet, aktet dhe për to të japin llogari në publik. Përgjegjsi te ne duhet të japin edhe ata individ të angazhuar politikishtë të cilët një periudhë bukur të gjatë kohore arritën që ti shmangin zbatimin faktik të parimeve dhe standardeve demokratike. Kjo te ne fatkeqsishtë ka ndodhur shumë gjatë kohë dhe për këtë realitet të gjithë penguesit dhe shantazhuesit e saj në heshtje padrejtësishtë janë amnestuar. Këtu te ne pra ajo që ka munguar ka qenë zbatimi faktik i demokracisë ndërsa ajo verbalja nuk ka munguar asnjë
herë. Kjo e fundit përherë është promovuar në fjalimet dhe në diskurset e shumta të politikanëve. Por Demokracia për të qenë e plotë duhet të jetë e dyanshme. Demokracia verbale pra promovohet gojarishtë por ajo faktikja don zbatim praktik me veprime, lëvizje dhe akcione konkrete të individeve në shtet dhe në shoqëri. Më tej
element parësorë i Demokracisë është edhe konunikimi. Ky duhet të jetë i përhershëm e jo periodik dhe i njejti duhet të zhvillohet në relacionin politikan qytetarë. Kjo duhet të jetë kështu për faktin se politikanët pushtetin apo angazhimin politik e kanë falë përkrahjes së qytetarëve në zgjedhje. Askush nuk ka mundur dhe nuk mund të merr pozite dhe poste në politikë vetë pa përkrahjen dhe dëshirën e qytetarëve. Në shtetet bashkekohore pushtetarët zgjedhen me ndihmen e zgjedhjeve apo votave të qytetarëve dhe këta krahas vullnetit dhe dëshirave të tyre duhet ti përkrahin edhe dëshirat dhe vullnetin e qytetarëve dhe për të njejtat të sigurojnë zbatim praktik. Pushtetarët pra në raport me qytetarët duhet ta shmangin zbatimin e vullnetit dhe të dëshirave të tyre me diktat dhe dhunë. Në gjithë procesin e qeverisjes përveç dëshirave dhe vullnetit të pushtetarëve janë të rëndësishme edhe pajtueshmëria si dhe përkrahja e qytetarëve për to. Prandaj nevoitet komunikim i përditshëm politik për ti shmangur hamendjet dhe dyshimet e qytetarëve në raport me politikanët dhe procesin e qeverisjes. Ky gjithashtu është shumë i rëndësishëm pasiqë i njejti i forcon marrdhë
niet mes atyre që kanë të drejte të zgjedhin dhe atyre të cilët zgjedhen. Kur ka komunikim të rregullt politik në relacion të dyanshëm qytetarët i ndjejnë më të afërt politikën dhe politikanët. Pasiqë ky realitet e krijon bindjen se qytetarët janë të rëndësishëm dhe të vlefshëm në perceptimet e politikanëve. Faktet flasin se këtu te ne politikanët me qytetarët kanë pasur komunikim të pamjaftueshëm. Kjo për faktin se te politikanët ka munguar dëshira dhe vullneti për ta kultivuar dhe thelluar jo vetëmse komunikimin por edhe proceset demokratike në përgjithësi. Kjo gjendje e pavolitshme ka ndryshuar me ardhjen në pushtet të koalicionit politik VLEN. Mendoj se i njejti duhet të vazhdon me zbatimin praktik të proceseve demokratike te ne shqiptarët e këtushëm dhe ate duke e pasur si përparsi komunikimin e ndërsjellë qytetarë-politikan si dhe zbatimin e gjërë vullnetit të të qytetarëve në procesin e qeverisjes. Kjo na ka munguar një kohë bukur të gjatë neve si qytetarë shqiptarë në procesin politik dhe këtë duhet të na e kompemzon koalicioni VLEN, edhe pse për këtë gjendje nuk është fajtor aspak ky i fundit.

sqShqip