Maqedoni

Brenda 24 orëve janë aplikuar mbi 11 mijë vaksina kundër virusit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve janë aplikuar 11.646 doza të vaksinave kundër Covid-19, prej të cilave 9.561 paraqesin dozën e parë, me çka numri i përgjithshëm i dozave të aplikuara ka shkuar në 244.518, ndërsa për vaksinim në platformën vakcinacija.mk janë paraqitur 390.330 persona, transmeton Alsat. Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë në vendin dozën e dytë të vaksinës kundër virusit korona e kanë pranuar 38.505 persona.