Maqedoni

Taravari priti Hatije Ismailin, e cila u shpall mjekja më e mirë në Slloveni

Kisha nderin dhe kënaqësinë sot të prisja në takim gjinekologen nga Gostivari, Hatije Bexheti Ismaili e cila kohë më parë u dekorua me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”, njoftoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
“Hatije Bexheti Ismaili përfaqëson akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë. Është model e shembull për t’u admiruar për rolin dhe mundësitë e gruas shqiptare, histori suksesi që i bën krenarë të gjithë”, deklaroi me këtë rast Taravari.
Ai shtoi se kjo arritje duhet të shërbejë për suskese të tjera për atë e shumë peresonalitete të tjera të çmuara që i kemi në diasporë.