Maqedoni

Mexhiti për kthimin e Gruevskit: A do jetë kjo fundi i karrierës në mënyrë të turpshme për Ali Ahmetin!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike duke folur për rikthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, tha se BDI dhe Ali Ahmeti e ka manipuluar edhe faktorin ndërkombëtar duke thënë se Gruevski duhet rikthyer për të siguruar 80 vota për ndryshimet kushtetuese, ndërsa ky opsion nuk është më në lojë.

“Ali Ahmeti donë ta kthen me kalë të bardhë këtu dhe ta dëmton VMRO-DPMNE-në. Unë ju bëra një pyetje: Do e dëmtoni VMRO-në, kaq apo aq është çështje tjetër. A e keni menduar se si do kalon kjo te LSDM-ja, çfarë pasoja do të ketë? A jeni të sigurt që krejt anëtarët e LSDM-së janë dakord që të vijnë në gjendje që t’i shpëton Nikolla Gruevski? A mund ta përçan kjo LSDM-në? Po e lëmë kampin maqedonas. Çfarë çmimi do paguan zoti Ahmeti për kthimin e Gruevskit te shqiptarët A do jetë kjo fundi i karrierës në mënyrë të turpshme për Ahmetin”, tha Izet Mexhiti.