Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës perëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 18 deri 24 gradë celsius.
Ditën e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.