Avokati Tomë Gashi ka komentuar protestën e paralajmëruar të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila pritet të mbahet sot në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

I ftuar në Tëvë1, Gashi kritikoi ashpër deputetët që në të kaluarën votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, duke i konsideruar ata si bashkëpërgjegjës për situatën aktuale të liderëve të UÇK-së. Ai tha se është paradoksale që pikërisht këta deputetë sot po marrin pjesë në protesta kundër një gjykate të cilën vetë e kanë mbështetur.

“Si është e mundur t’u besojmë atyre që sot po protestojnë, kur janë po të njëjtit që kanë votuar për Gjykatën Speciale – 82 deputetë. Duhet përjashtuar Listën Serbe, sepse ata kanë pritur një situatë të tillë për të dëmtuar çdo pjesëtar të UÇK-së,” theksoi Gashi.

Ai shtoi se është koha që deputetët shqiptarë të marrin përgjegjësi morale dhe politike për këtë vendim: “Mjafton të kenë pak fytyrë e të dalin sot para Parlamentit të Kosovës dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe secilit pjesëtar të UÇK-së që po gjykohen.”

sqShqip