Maqedoni

Qeveria do të furnizohet me 45 vetura të reja

Qeveria e ka miratuar informatën për nevojën e pajisjes me vetura nga ana e Shërbimit për çështje të përbashkëta dhe e ka obliguar ta fillojë procedurën për furnizim disavjeçar publik të 45 veturave, përmes lizingut operativ (marrje me qera afariste) në kohëzgjatje prej 36 muajve, ka njoftuar pres shërbimi qeveritar, transmeton Lajm.
“Ky vendim është miratuar në bazë të karakteristikave të gjitha mundësive të shqyrtuara, obligimeve që burojnë prej tyre, si dhe nga aspekti i përvojës së aplikimit të lizingut operativ deri tani dhe në pajtim me të dhënat, Qeveria e pranoi mendimin e SHÇP se opsioni më i mirë është realizimi furnizimit disavjeçar publik në veturave përmes lizingut operativ për shkak të ngarkesave më të vogla financiare”, thonë nga Qeveria.