September 28, 2024
Diaspora

Qendra Shqiptare dhe Instituti “Feti Veseli” organizojnë tribunë në Zvicër me rastin e festave të Nëntorit

Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë në bashkēpunim
me Institutin “Feti Veseli” organizojnë
Tribunë në kuadër të shënimit tëfestave të Nëntorit. Tema e Tribunës është “ROLI I VEPRIMTARËVE FETARË ISLAM NË MBROJTJE TË KAUZËS KOMBËTARE”, raporton Lideri.mk.

“Tribuna do fillojë me intoninin e himnit kombëtar dhe poezi të interpretuara nga nxënësit e Qendrës sonë dhe Komunitetit të Bjenës”, njoftoi Këshilli Organizativ.
Ligjërues do jenë Dr.Bashkim Aliu, Mr.Mustaf Veseli, drejtor i institutit dhe Fehim ef. Abazi si nikoqir / moderator.
Tribuna mbahet më 11 Nëntor 2023 me fillim në ora 20:00 në adresë Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-près-Renens./Lideri