July 27, 2024
Maqedoni

Ministri Aliu në konferencën vjetore të MASIT “Përmes digjitalizimit po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme”

Transformimi Digjital nuk është një zgjidhje, është e pashmangshme.
Teknologjia dhe digjitalizimi ofrojnë dhe japin vlera në të gjithë sektorët, në të gjithë aspektet e jetës sonë të përditshme dhe të punës.

Revolucioni digjital është një realitet, por gjithashtu dhe një punë në progres. Sigurisht, digjitalizimi i sistemeve tona, databazave dhe infrastruktura kritike ka edhe disavantazhet e veta.

Siguria kibernetike është element thelbësor për mirëfunksioninm e qeverisë dhe infrastrukturave kritike të informacionit.Qeveria e ka kthyer tashmë sigurinë kibernetike në një nga çështjet më të rëndësishme dhe është fokusi ynë kryesor.

Për këtë arsye, iniciativa prioritare e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë, e cila u mbështet edhe nga qeveria është krijimi i Agjencisë Digjitale e cila do të shërbejë si institucion kryesorë dhe përgjegjës për zbatimin dhe kordinimin e transformimit digjital.

Agjencia Digjitale do të fokusohet në katër shtylla:

-Siguria kibernetike -Infrastruktura TI
-Zgjidhjet Softuerike
-Akademitë & Trajnimet