May 15, 2024
Kosovë

Policia e Kosovës pagat 10 për qind më të larta se policia speciale në Maqedoni dhe Shqipëri

Edhe pse një hulumtim i kryer tregon se pagat e policisë speciale në Kosovë janë 10 për qind më të larta se në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, disa pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtesat për rrezikshmërinë në punë, të ndarë në shtatë kategori.

Një përfaqësues i këtyre njësive elite policore tha se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Ai shtoi se shpreson që përfaqësuesit e këtyre njësive të takohen shpejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe që Qeveria të marrë për bazë kërkesat e tyre.

Këto dy njësi po ashtu u shprehën të pakënaqura që nuk janë përfshirë në shtesa të tjera.

Pjesëtarët e këtyre njësive policore janë të certifikuar për luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve, si dhe në rastet kur cenohet siguria kombëtare, “përkatësisht janë të specializuar për trajtimin e kërcënimeve me eksplozivë dhe bomba”, tha përfaqësuesi i protestuesve.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh. Këto shtesa, sipas ekzekutivit, do të aplikohen nga nëntori, pasi të hyjë në fuqi Ligji për Pagat.

Me këtë policia speciale e Kosovës ka pēr 5 për qind pagat më të larta edhe se policia speciale e Serbisë, tregon hulumtimi i prezantuar në disa ueb faqe dhe në rrjetet sociale.