Maqedoni

VMRO kritikon emërimin e Milikije Halimit në postin e drejtoreshës së Aeroporteve

VMRO DPMNE kritikon ashpër qeverinë për emërimin e ish kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi në postin e drejtores në SHA “Aeroporte”.

“Pas mandatit si kryetare e komunës së Haraçinës, LSDM-ja Halimin e emëroi inspektore në Drejtorinë e Doganave edhe pse është me shkollim të mesëm, ndërsa tani e avancoi madje si drejtore e Aeroporteve, thonë nga VMRO DPMNE-ja. Cilat janë cilësitë e saj? A ka njohuri, shkathtësi dhe përvojë të duhur?

Që turpi të jetë edhe më i madh Halimi falënderoi LSDM-në për zgjedhjen kadrovike që e ka bërë partia e saj. Kjo është turp për LSDM-në, Qeverinë dhe Maqedoninë. Një person me shkollë të mesme medicinale do të vendosë për shërbimet e aeroporteve në Maqedoni, thonë nga VMRO-ja. Pikërisht për shkak të punësimeve të tilla, shkatërrohet sistemi, institucionet dhe të rinjtë largohen nga vendi”, thonë nga partia e Mickoskit./ Alsat.mk