May 19, 2024
Maqedoni

Shkup, gjuetarët hidhërohen me ministrin, hedhin një ujk të vrarë në oborrin e institucionit (Foto)

Një ujk i vrarë nga gjuetarët është lënë në oborrin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë mëngjesin e sotëm në Shkup, në shenjë revolte nga gjyetarët që tani tre vite nuk u paguhet kompensimi për gjuajtjen e kafshëve të dëmshme.

Kompensimi për gjuajtjen, që është rreth 50 euro për ujk, nuk u paguhen gjuetarëve në llogari prej tre vitesh.

Kompetenca për pagesën e këtij kompensimi është e Ministrisë së Bujqësisë, por ministri Ljupço Nikolovski tash e tre vjet nuk pranon t’i nënshkruajë vendimet.

Revolta arriti kulmin mëngjesin e sotëm./Lideri