May 11, 2024
Maqedoni

Nisi ndërtimi i sallës sportive në fshatin Vrapçisht

Sot, në hapësirën e e paraparë sallë sporti në fshatin Vrapçisht të Komunës së Vrapçishtit, filloi ndërtimi i së njejtës, projekt ky që realizohet nga Komuna e Vrapçishtit njfoton kryetari i kësaj Komune Isen Shabani përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, përcjell in7.

Njoftimi i plotë:

Nisi ndërtimi i sallës së sportit në fshatin Vrapçisht.
Në komunën e Vrapçishtit ndërtojmë edhe një sallë sporti.
Sporti është sinonim i shëndetit dhe rinisë.
E pikërisht të rinjve të Vrapçishtit u krijohet edhe një mundësi shtesë për zhvillim akoma më shumë të talentit të tyre sportiv, në hapësira të reja dhe moderne.
Kjo tregon edhe njëherë përkushtimin dhe angazhimin tonë të pandalshëm në rritjen e cilësisë në arsim, mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive nëpër salla sportive të shkollave, duke kontribuar kështu në zhvillimin e shëndetit mendor dhe atij fizik.-ka përfunduar njoftimin e tij kryetari i Komunës ë Vrapçishtit, Isen Shabani/in7.tv/