Sport

Ronaldo jep asist, Al Nassr në vendin e dytë

Në javën e 11-të Saudi Pro League, Al Nassr fitoi 3-1 në fushën e Al Fayha me dygolëshin e Taliscas dhe rrjetën e Otavios, që bënë të pavlefshëm finalizimin e Al Shuwaish.

Cristiano Ronaldo la shenjën e tij në këtë ndeshje me asistin për golin e parë të shënuar nga ish-sulmuesi i Benfikës.

Përpara se të fillonte ndeshja, Luís Castro, trajner i Al Nassr, mori një lajm të keq: Laporte u dëmtua gjatë nxehjes dhe nuk u aktivizua. Për sa i përket lojës, pjesa e parë ishte e barabartë, me vendësit që u mbrojtën mirë, duke u lënë pak hapësira Ronaldos me shokë.

Me t’u kthyer në fushë për pjesën e dytë, dolën në pah “yjet” e Al nassr. Në minutën e 50-të, Cristiano Ronaldo dha një asist për Anderson Taliscan, i cili gjuajti me këmbën e majtë, duke mposhtur portierin Vladimir Stojkovic.

11 minuta më vonë u shfaq sërish Anderson Talisca, këtë herë duke iu përgjigjur me kokë një krosimi të Alex Telles.

Me rezultatin 0-2, mysafirët e ulën ritmin dhe vendasit përfituan duke shkurtuar diferencën me Hussain Al Shuëaish (67′).

Gjithsesi, Otavio shënoi pak më vonë golin e tretë për Al Nassr, që me këtë sukses ngjitet në në vendin e dytë me katër pikë më pak se Al Hilal.