Emiri i Katarit: Izraelit nuk duhet t’i ndizet dritë e gjelbër për vrasje në mënyrë të pakufizuar
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se “Izraelit nuk duhet t’i ndizet dritë e gjelbër për vrasje në mënyrë të pakufizuar (të njerëzve)”, transmeton Anadolu.
Emiri Al Thani foli në seancën hapëse të legjislaturës së re të Këshillit Shura të Katarit.
“Ne jemi mbrojtës të paqes dhe i përmbahemi legjitimitetit ndërkombëtar dhe vendimeve të Iniciativës Arabe për Paqe. Për të parandaluar gjakderdhjen bëjmë thirrje për përfundimin e luftës në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve nga pasojat e konfliktit ushtarak”, tha Al Thani.
Ai tha se janë kundër çdo veprimi që vendos në rrezik civilët e pafajshëm pavarësisht se nga vjen ai. “Nuk pranojnë standardin e dyfishtë dhe sjelljen në mënyrën sikur jetët e fëmijëve palestinezë janë të parëndësishëm”, tha Al Thani.
“Lufta nuk siguron asnjë zgjidhje përveç se rëndon dhimbjen dhe rrit humbjet. Tashmë mjaft! Izraelit nuk duhet t’i ndizet dritë e gjelbër për vrasje në mënyrë të pakufizuar (të njerëzve)”, deklaroi Emiri i Katarit.