Rajon - Botë

Kryediplomati turk diskuton me homologun egjiptian zhvillimet në Izrael dhe Palestinë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, diskutoi zhvillimet në Izrael dhe Palestinë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike turke, mësohet se Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian.

Në bisedë u diskutuan zhvillimet në Izrael dhe Palestinë, si dhe sulmet e Izraelit kundrejt Gazës.

Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërkohë në palën izraelite janë vrarë mbi 1.400.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërkohë uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.