Në Komunën e Sarajit u mbajt mbledhja e parë konstituive e përbërjes së re të Këshillit Komunal.

Mbledhje zhvillua në prani të kryetarit të Komunës, Muhamet Elmazi, si dhe këshilltarëve të sapozgjedhur komunal. Gjatë seancës u zgjodh edhe kryetari i ri i Këshillit Komunal, Iljas Veseli, i cili mori mbështetjen e shumicës së këshilltarëve.

Iljas Veseli deri pak ditësh ka qenë ushtryes detyre kryetar i Komunës së Sarajit.

Me zgjedhjen e kryetarit të këshillit, institucioni komunal zyrtarisht e ka nisur mandatin e ri, duke hapur rrugën për punën dhe vendimmarrjet e ardhshme në interes të qytetarëve të Sarajit.

Ndryshe, AKI në Saraj ka dhjetë këshilltarë, derisa koalicioni VLEN ka nëntë.

sqShqip