Gruevski për ”Politika”: Nuk kthehem – gjyqësori në duart e Zaevit, Mickoski aleat i tij
Ish-Kryeministri Nikola Gruevski, gjatë një interviste për gazetën serbe “Politika” ka theksuar se shumica në Maqedoninë e Veriut druajnë nga kthimi i tij eventual.
Ai është shprehur i prerë se nuk kthehet në vend, sic thotë, derisa gjyqësori është në kthetrat e Zaevit, kurse Mickoski është aleati i tij.
Gruevski ka komentuar edhe akuzat në adresë të BDI-së se po punon për kthimin e tij në vend, madje duke përmendur 23 tetorin si datën e kthimit.
“Deklaratat e politikanëve shqiptar dhe maqedonas janë të afërt me folklorin e Mickoskit dhe Zaevit. Këtë jemi duke e parë tashmë rreth një muaji. Politikanët e papjekur mendojnë se përjetësisht do të jenë të fuqishëm” tha Nikolla Gruevski për ”Politika”.
Në intervistën për median serbe, Gruevski riafirmon qëndrimin se ekziston një bashkëpunim midis ish-Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, konfirmimi për marrëveshjen Zaev – Mickoski është bërë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski I cili gjatë një interviste ka theksuar se në selinë partiake të socialdemokratëve, Zaevi e ka njoftuar udhëheqësinë e LSDM-së për përmbajtjen e bisedimeve me Mickoskin.
“Tashmë kjo nuk është sekret, e as informatë e paverifikuar. Fatkeqësisht, në vend që të luftojë për ta mposhtur Zaevin në skenën politike dhe të ndihmojë në parandalimin e padrejtësive që përmes përndjekjes politike është zbatuar ndaj meje edh eish-bashkëpunëtorëve të mi, Mickoski është bërë aleat me kreatorin e përndjekjes politike” – deklaroi Gruevski për ”Politika”.
Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, ish-Kryeministri Gruevski ka potencuar se tashmë ka kaluar një muaj nga miratimi i tyre dhe është e qartë se këto ndryshime nuk janë bërë për të, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një spin afatshkurtër. /KlanMacedonia/