Parashikim i frikshëm nga FMN për këtë fundvit në Maqedoni/ 500 mijë në varfëri të moderuar, 69 mijë në varfëri ekstreme
Deri në fund të vitit 2023, rreth 510 mijë qytetarë do të jetojnë në varfëri të moderuar, pra me më pak se 200 denarë në ditë, ndërsa në varfëri ekstreme do të jetojnë 69 mijë qytetarë, me më pas se 60 denarë theksoi ekonomisti Branimir Jovanoviq pas panel-diskutimit me temën “Jetë dinjitoze apo mbijetesë?”. Jovanoviq prezantoi gjetjet nga studimi që kanë bërë së bashku me Shoqatën për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës dhe të cilat mat dhe vlerësojnë se sa do të rritet varfëria në shtet si rezultat i rritjes së çmimit.
“Rezultatet tregojnë se, varfëria ekstreme si pasojë e kësaj krize, do të rritet për 12.000-28.000, që në krahasim me periudhën para krizës është rritje mes 20-50%, sepse para krizës shteti ka pasur rreth 57 mijë njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme, tash do të ketë plus 12 mijë deri 28 mijë. Sa i përket varfërisë së moderuar, numrat janë edhe më të larta, do të rritet për 80 mijë deri në 160 mijë më shumë. Para krizës ky numër ka qenë rreth 360, tash sipas të dhënave më të reja ky numër mund të arrijë deri në 510 mijë.”- deklaroi Branimir Jovanoviq, ekonomist.