May 17, 2024
Maqedoni

Ngacmoi të miturën, paraburgim për një person

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi 49 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer edhe akte tjera seksuale ndaj një vajze së mitur e cila nuk i ka mbushur 15 vjet.

I dyshuari, banor i një fshati të komunës së Konçes, e ka prekur të miturin në disa raste, duke kryer vepër penale të tejzgjatur nga neni 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia që ai ta përsërisë veprën./TV21