Javën e ardhëshme përfundon asfaltimi i rrugës në Banjicë
Javën e ardhshme fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Banjicë. Gjatë javës së kaluar dhe këtë javë në këtë rrugë me gjatësi 1300 metra, janë kryer punime të tjera, gjegjësisht instalimet nëntokësore.
“Javën e kaluar u bë gërmimi i kanalit për vendosjen e instalimeve elektrike. Këtë javë planifikohet të zhvendosen 4 shtylla, të ngjeshen kanalet me tampon, të vendoset grila të kryqëzuara te profilit 8 mi. Nga e hëna planifikohet tamponimi, rrafshimi dhe ngjeshja e tamponit deri në kotën e asfaltit me nivelim të pusetave, pastrimi i kanaleve ekzistuese, rregullimi i gjithë trasesë. Është planifikuar që asfaltimi të fillojë nga e hëna ose evenrualisht nga e marta. Ndryshime në aktivitetet e planifikuara do të kishte vetëm nëse kemi mot të keq”, thuhet në përgjigjen e komunës së Gostivarit për median TetovaSot.
Ndryshe, komuna e Gostivarit bëri asfaltimin e 630 metrave në Banjicë të Epërme në maj të këtij viti. Poashtu u punua në kanalizimin e dy Banjicave, problem 30 vjeçar i banorëve. Pas kanalizimit, u fillua me përgatitjen e rrugës për asfaltim.