Sipas planit të paraparë, Myftinia e BFI – Shkup, në Institutin e Mjekësisë së Punës filloi me kontrollin sistematik mjekësor të nëpunësve fetarë: hatibëve, imamëve, muezinëve, mualimëve, mualimeve dhe stafit operativ. Ky proces do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, njoftoi myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.
“Me këtë synojmë përmirësimin e mirëqenies shëndetësore të nëpunësve tanë, ngritjen e performancës dhe efikasitetit në kryerjen e detyrës. Përmes këtij kontrolli sistematik do të realizohen ekzaminimet, analizat dhe kontrollet e nevojshme mjekësore, sipas kritereve të përcaktuara nga Instituti i Mjekësisë së Punës”, ka njoftuar Ismaili.

