Kosovë

LIVE| Osmani në CNN: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin edhe në rajon

19.17- Osmani në CNN: Vuçiq po përdorë narrativën e Millosheviqit, ka partner kriminelin Radojiçiq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviqit dhe qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.

”Ai po përdorë narrativën e Millosheviqit”, tha ajo në CNN, transmeton klankosova.tv.

Për këtë presidentja Osmani tha se ka mjaft dëshmi, sikurse pamjet e po ashtu përfshirë edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë, transmeton klankosova.tv.

”Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë”, deklaroi ajo mes tjerash.

Madje shefja e shtetit të Kosovës, u shpreh se vet Milan Radojiçiq, është partneri kryesor Aleksandër Vuçiqit, ndonëse gjendet pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

”Vuçiq dhe Serbia po fshihen prapa Milan Radojiçiqit”.

19.08 – Osmani në CNN: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin edhe në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, ka thënë se nuk ka konfirmim se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë”, deklaroi presidentja Osmani.

“Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon”, potencoi presidentja.